VIDEO/ Këlliçi: Mariglen Qato pasi shkatërroi pallatet në Tiranë, mori leje nga Veliaj për të ndërtuar aty pallate

21:30, 23/07/2024
A+ Aa A-

 

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi denoncuesi kryesor i skandalit të inceneratorit të Tiranës dhe të aferës korruptive të vjedhjes 100% në bashkinë e Tiranës, me kompaninë e 5 drejtorëve të Bashkisë së Tiranës të emëruar ‘5D’.

Këlliçi analizoi në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, dokumentin që publikoi dje, ku bashkia e Tiranës kishte nënshkruar me kompaninë me emër ‘Vas Construcsion’ në atë kohë dhe ‘5D’ sot, një kontratë për shkatërrimin e 13 pallateve në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë bisedës, Belind Këlliçi deklaroi se, pasi u prishën këto pallate, kompania ‘5D’ mori dy leje ndërtimi në ato sheshe ku ishin pallatet që u shkatërruan.

‘Mariglen Qato i cili ështe drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në këtë moment, shkon me fadrona për të prishur pallatet dhe tenderin, punën publike për shembjen e këtyre pallateve e merr kompania e tij, ‘5D’ në atë moment ‘Vas Costrucsion’.

Por nuk mbaron me kaq.

Hapen sheshet? Në dy prej këtyre shesheve me firmën e Veliajt, ‘5D’ merr leje për të ndërtuar pallate. Skemë vjedhje si kjo, është e padëgjuar.

Përtej çdo imagjinate dhe arrogancë, por me një garanci mesa duke që nuk do të kallëxoheshin kurrë dhe opozita nuk do ti denonconte opozita këto skandale.

Sot i ka ngelur sharra në gozhdë.

Ky dokument u bë publik dje, u dërgua në SPAK. Pyetja e thjeshtë që kam unë, kur arrin Belindi dhe grupi i ekspertëve në PD gjen këto dokumente, si mundet SPAK që ka në shërbim të plotë, policinë, tatimet, SHISH, shërbime partnere ndërkombëtare, si mundet këta që nuk i gjejnë këto dokumente.

Si mundet këta edhe sot 15 muaj pas kallëzimit për ‘5D’ nuk e dinë ende se kush është titulluari i autoritetit kontraktor.

Kemi kapur një grup të strukturuar kriminal në bashkinë e Tiranës, por SPAK është gati të arrestojë çdo punonjës të bashkisë së Tiranës, pa mbërritur tek koka e kësaj skeme’, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco