SYRI TV/ Vjedhja e TIMS, përfundon raporti hetimor, Salianji: Drejtuesit reaguan me vonesë

21:20, 23/07/2024
A+ Aa A-

Është duke u mbajtur mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për vjedhjen e sistemeve TIMS. Kreu i komisionit Ervin Salianji, teksa lexoi raportin zyrtar të e hetimeve të përgatitur nga ekspertët, zbardhi të dhëna që tregojnë se TIMS u vodh me bekimin e drejtuesve më të larte te policisë së shtetit.

Në raport thuhet se drejtuesit e IT- s, në policinë e shtetit u emëruan në mënyrë të paligjshme. Më pas ket persona në bashkëpunim me individ të paautorizuar vodhën të dhënat e TIMS, të cilat përfunduan në duart e bandave. Në raport thuhet  gjithashtu se për vjedhjen e të dhënave të TIMS u njoftua Taulant Balla dhe Muahmet Rrumbullaku, por ndaj punonjësit që denoncoi skandalin u morën masa administrative.

'Të dhënat e sistemit TIMS u vodhën me bekimin e drejtuesëve të Policisë dhe iu vendosën në dispozicion grupeve kriminale'. Ky ka qenë konkluzioni në raportin e Komisionit Hetimor për  trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, I prezantuar nga kryetari Ervin Salianji, I cili refeurar dëshmive deklaroi se edhe pse për ndërhyrjen e paligjshme në sistemin TIMS u njoftua ministri I Brendshëm Taulant Balla, drejtori I Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë reagimi nga ana e institucioneve ka ardhur me vonesë.

 

Jo vetëm në vitin 2023, por sulm kibernetik në sistemet informatike të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe sistemin TIMS ka patur në vitin edhe në vitin 2021, duke i ekspozuar të dhënat për rreth një vit në sistemet online.

Referuar dokumentacionit të administruar, Salianji denoncoi faktin se ish drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muca si dhe funksionar të tjerë nuk  kanë përmbushur kushtet për t’u emëruar në detyrat përkatëse.

Përves se emërmit kanë qenë fiktive, sipas dëshmive në Komisonin Hetimor, persona të caktuar kanë pasur akses të paautorizuar në sistemin TIMS.

 

Kreu i Komisonit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji kërkoi ngritjen e një grupi punë me qëllim për të kryer ndryshimet e nevojshme ligjore, pas skandalit me vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS.

 

Në këtë mbledhje të fundit të Komisonit Hetimor, Mazhoranca socialiste e cila për shkak të ndyrshimeve të njëanshme të ligjit nuk e thirri për të dëshmuar Kryeministrin Edi Rama, ish ministrin e Brendshëm Bledi Cuci solli raportin e saj në këtë Komision, edhe pse në mbledhjen e mëparshme kërkoi mbylljen e hetimeve dhe një raport përfundimtar.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco