Mbyllet Komisioni/ Në Kuvend 2 raporte, Salianji-mazhorancës: Nuk ju lanë të ishit në anën e ligjit

Mbyllet Komisioni/ Në Kuvend 2 raporte, Salianji-mazhorancës: Nuk ju lanë të ishit në anën e ligjit

21:05, 23/07/2024
A+ Aa A-

Pas gati katër muajsh është mbyllur puna e Komisionit Hetimor Parlamentar për ndërhyrjet e paligjshme në sistemin TIMS, duke çuar në Kuvend dy raporte të ndara.

Vetëm me votat e mazhorancës u miratua raporti i Partisë Socialiste, për të cilin kryetari i Komisionit Ervin Salianji tha se nuk është i plotë.

Ndërkohë që raporti i prezantuar nga opozita do të shkojë në kuvend si mendim pakicë.

Në fjalën e tij, Salianji theksoi se ky komision bëri gjetje përtej parashikimeve.

Salianji: Miratohet si raport përfundimtar raporti i propozuar nga zoti Gogu, i sjellë nuk e di nga kush. Raporti jonë do ti bashkëngjitet në seancë plenare si mendim pakice. Shpresoj që mund të ketë kolegë në anën e ligjit.

Duke ju njohur ne këtë komision hetimor, ju do të donit të ishit në anën e ligjit, por nuk ju kanë lënë. Do të bëheni pjesë e historisë së komisioneve hetimore për shkak se ky komision bëri gjetje që përtej parashikimeve që kishim në kërkesat fillestare.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco