JD Vance: Soros dhe Obama vendosën të heqin Biden dhe të caktojnë Harrisin! Ky është kërcënim për demokracinë

JD Vance: Soros dhe Obama vendosën të heqin Biden dhe të caktojnë Harrisin! Ky është kërcënim për demokracinë

20:50, 23/07/2024
A+ Aa A-

Senatori JD Vance, i përzgjedhur si kandidat për zëvendëspresident nga republikanët, deklaroi në mitingun e tij të parë vetëm në Ohajo pas nominimit, se Kamala Harris është një kërcënim për demokracinë.

Senatori po fliste në tubimin e parë që kur Donald Trump e shpalli si kandidat për zëvendëspresident.

JD Vance tha se Kamala Harris është përzgjedhur si kandidate për presidente pa asnjë ndikim nga vota e demokratëve.

“Ideja e zgjedhjes së kandidatit të Partisë Demokratike qenka që George Soros dhe Barack Obama me një çift demokratësh elitarë të futen në një dhomë plot tym dhe të vendosin të hedhin Joe Biden në det?! Nuk funksionon kështu,” tha politikani amerikan në qytetin e tij të lindjes në Middletown.

Votuesit nuk do të kenë kontribut të drejtpërdrejtë në përcaktimin e kandidatit demokrat sepse Biden u tërhoq nga gara pasi u mbajtën zgjedhjet paraprake dhe ai mblodhi votat e tyre.

“Mesazhi im për demokratët që janë të neveritur nga ky proces, të neveritur nga sa antidemokratik është ky proces, ju jeni të mirëpritur në Partinë Republikane, ku ne mendojmë të bindim votuesit dhe të mos i gënjejmë ata,” tha Vance në tubimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco