VIDEO/ Ndërhyrja në TIMS, Çollaku: Shkelje skandaloze procedurale, Balla duhet të jepte dorëheqjen

20:08, 23/07/2024
A+ Aa A-

Basir Çollaku i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, komentoi skandalet me ndërhyrjet në sistemin TIMS, teksa shtoi se ministri Taulant Balla duhet të ishte dorëhequr dhe se procesi i këtyre ndërhyrjeve ka shkelje skandaloze procedurale.

 

Nuk ështe vetëm kjo, që në startin e skandalit të TIMS, ajo çfarë është alarmante, njëherë së pari nuk duhet të ishte ministri Taulant Balla në detyrë , mjafton vetëm kjo, përveç kusureve të tjera të pafundme që ka me këtë individ në këtë zyrë.

Janë marrë të dhenat në një mënyrë që as lakrat dhe bostani në arë nuk vidhej kështu.

Por të dhënat sensitive që janë pjesë e sigurisë kombëtare, një pjesë e konsiderueshme e tyre, të merren në mënyrë të urdhëruar, nga njerëz pa çertifikata sigurie, pra që në fillim edhe proceduralisht ka shkelje skandaloze nga ata që i kanë dërguar, dhe pastaj lindin pikëpyetjet.

Ku i çuan? Çfarë morën? Kujt i duheshin? Kujt i shërbenin? Kush bëri pazar me këto te dhëna?                                                                                                                                                      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco