Ndërhyrja në sistem/ Salianji: Të dhënat e TIMS u përdorën nga grupet kriminale për të eleminuar kundërshtarët

Ndërhyrja në sistem/ Salianji: Të dhënat e TIMS u përdorën nga grupet kriminale për të eleminuar kundërshtarët

19:54, 23/07/2024
A+ Aa A-

Në raportin e konkluzioneve të paraqitur nga kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Salianji, evidentohet se si të dhënat e sistemit TIMS, janë përdorur nga grupet kriminale për të eleminuar kundërshtarët.

‘Punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë për detyrë të ruajnë dhe administrojnë të dhënat e sistemit TIMS, e kanë përdorur të drejtën e aksesit për t’ua vënë në dispozicion të dhënat e këtij sistemi elementëve të krimit të organizuar, të cilët kanë interes të veçantë për t’u njohur me hyrje-daljet e shtetasve nga territori i Shqipërisë, urdhërat e arrestit, ndalimit, kërkimit, masat ndaluese nga shtetet e huaja, vendimet gjyqësore penale nga autoritetet shqiptare apo të huaja, automjetet me të cilat lëvizin shtetas të caktuar etj’, theksohet në raportin e opozitës.

Gjithashtu në raport evidentohet se për marrjen e këtij informacioni, këta shtetas janë të gatshëm të ofrojnë shuma të konsiderueshme monetare, në mënyrë që të mësojnë në kohë reale informacione që përmban sistemi TIMS për ata vetë apo kundërshtarët e tyre.

“Të dhënat e sistemit TIMS iu kanë shërbyer grupeve kriminale për të bërë eleminimin e kundërshtarëve të tyre, për të kufizuar lëvizjet jashtë vendit apo edhe për t’u arratisur në rastet kur ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste kombëtare apo ndërkombëtare”, thuhet në raportin që paraqiti Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco