PD-PS me 2 raporte, Salianji: Mazhoranca refuzoi të thërriste Ramën dhe Çuçin!

PD-PS me 2 raporte, Salianji: Mazhoranca refuzoi të thërriste Ramën dhe Çuçin!

18:02, 23/07/2024
A+ Aa A-

Në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor për të dhënat e Sistemit TIMS, opozita dhe mazhoranca socialiste kanë dalë me dy raporte të ndryshme për sa i përket gjetjeve të arritura nga dëshmitë e personave të thirrur.

Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji, gjatë leximit të raporti, theksoi se anëtarët e PS refuzuan të thërrisnin Edi Ramën dhe ish-ministrin Bledi Çuçi si dëshmitarë të drejtëpërdrejtë në këtë skandal.

Po ashtu në raportin e opozitës thuhet se edhe pse shumica e dëshmive nuk ishin sekret shtetërore, u vendos që dëshmitë të zhvilloheshin me dyer të mbyllura.

Diskutimet në komision: 

Salianji: Anëtarët e PS refuzuan të thërrisni Edi Ramën, megjithëse në dokumentacionin e administruar dhe dëshmitë e marra emri i tij u përmend. Po ashtu anëtarët e mazhorancës refuzuan të thërrisni ish ministrin e Brendshëm Bledar Çuçi.

Anëtarët e mazhorancës vendosën që dëshmitë të merreshin me dyer të mbyllura edhe pse në të shumtën e rasteve dëshmitë nuk përmbanin sekret shtetëror.

Gogu: Nëse raporti që ju keni përgatitur është ajo që ju keni thënë gjatë gjithë veprimtarisë së komisionit do jetë raporti i pakicës. Ne kemi një tjetër raport të përgatitur nga një grup tjetër ekspertësh. Nëse doni t’i hedhim në votim vazhdojmë. Nëse doni të lexoni raportin tuaj, vazhdoni, por duhet të votohet për të qenë raport i komisionit.

Salianji: Kemi përgatitur një raport që është dinjitoz për komisionin. Nëse keni raport tjetër na e vendosni në dispozicion ta lexojmë. 

Qefalia: Nëse e keni harruar raportin në emër të komisionit duhet të na i kishit vënë në dispozicion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco