Nis me debate mbledhja e fundit e Komisionit 'TIMS', Salianji: Votoni gjëra që s'i lexoni, jo më t’i shkruani vetë

Nis me debate mbledhja e fundit e Komisionit 'TIMS', Salianji: Votoni gjëra që s'i lexoni, jo më t’i shkruani vetë

17:44, 23/07/2024
A+ Aa A-

Mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për sistemin ‘TIMS’, për gjetjet e raportit ka nisur me debate mes socialistëve dhe kryetarit, Ervin Salainji.

Kryetari u ka bërë të qartë ligjvënësve socialistë në këtë komision se raporti që kanë përgatitur, nuk janë gjetjet e tyre por u është servirur i gatshtëm.

Pjesë nga debati

Salianji: Ju e dini që këtë komision e keni tendosur në kushte ekstreme, e keni bërë këtë raport për dy ditë. E kemi nis punën me seriozitet kështu do e përfundojmë. Ju thoni që e kanë përgatitur më parë ekspertët raportin, tani del që e keni bërë ju 8 deputetët. Na e vini në dispozicion.

Salianji u është drejtuar deputetëve socialistë në Komisioniin Hetimor, nëse janë dakord me rekomandimet që kanë paraqitur në raportin e përgatitur nga vetë ata.

Salianji: Të gjithë ju se dini se çfarë ka raporti, jeni dakord për çfarë keni shkruar?. Votoni gjëra që nuk i lexoni, jo më t’i shkruani vetë. Dy muaj nga ky komision, ju keni qenë në tualet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco