VIDEO/ Kume: Shqipëria të ndahet në 4 njësi zgjedhore. Mundëson zbatimin më korrekt të sistemit të votimit

17:31, 23/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Syri TV me moderator Edvin Parruca, z.Kristaq Kume, ish-kryetar i KQZ, pyetur për mendimin e tij mbi  rreformën zgjedhore dhe a do mund të kemi një realizim të kësaj reforme, u shpreh se ajo që mund të ndodhi këto ditë deri në përfundimin e këtij sesionin të parlamentit të Shqipërisë edhe nëqoftëse do të kurorëzohet me vendimarrje në kuvënd, nuk ka sesi të konsiderohet se është kurorëzimi i asaj që është premtuar dhe që është dashur të bëhet, pra reformës zgjedhore.

Kume gjithashtu u shpreh se ajo çka ai mendon se do të realizohet, do të jetë vetëm ndryshimet që kërkohen të bëhen ne kodin zgjedhor, ku si të tilla rrjedhin  nga vendimet e gjykatës kushtetuese.

'Në 2020 është hequr nga kushtetuta, me ndryshimet që u bënë atëherë, dispozita që e detyronte kuvendin e Shqipërisë që ta ndante Shqipërine duke iu referuar një nga ndarjeve territorial administrative të vendit, pra Shqipëria mund të ndahej për efekt të zgjedhjeve parlamentare ose në 12 njësi zgjedhore ose në 61 njësi zgjedhore, dhe propozimi që ne kemi depozituar në kuvendin e Shqipërisë është që Shqipëria të ndahet në 4 njësi zgjedhore për efekt të zgjedhjeve parlamentare. Kjo ndarje rregullon për mendimin tonë zbatimin më të mirë më korrekt të sistemit propocional dhe rajonal duke zvogëluar mundësinë që votat mos jenë të barabarta në fuqinë që ato kanë për tu konvertuar në mandate.'- tha gjithashtu z.Kume.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco