VIDEO- ‘Butrinti’/ Zhupa: Qasja e socialistëve, të trajtohej si mall koncensionar

17:07, 23/07/2024
A+ Aa A-

Deputetja demokrate, Ina Zhupa teksa ka folur për parkun kombëtar të Butrintit, tha se shteti përmes ndryshimeve ligjore ia ka kaluar privatit të drejtën për të ndërhyrë, njëjtë siç po bën aktualisht. E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderator, Edvin Parruca, Zhupa tha se socialistët me forcën e kartonave rrëzuan kërkesën e saj në Komision, pa asnjë argument substancial. Sipas ligjvënëses demokrate, përmes ligjit aktual, pasuria publike përmes koncensionarit jo vetëm që mund të shfrytëzohet ekonomikisht, por edhe mund të tjetërsojë identitetin e saj kombëtar.

Çdo privat ka pozita dominuese në raport me shtetin shqiptar për pronat publike. Pasuria publike jo vetëm që mund të shfrytëzohet ekonomikisht, por mund të tjetërsohet identiteti kombëtar. Propozimi im, është ndryshimi i ligjit për disa nene, për menaxhimin koncensionar, duke e vendosur me konventën e Parisit. Kërkova të zbatohej rekomandimet e UNESCO. Aktuialisht është antikushtetues ligji. Në këtë formë të ligjit është garant privati dhe jo shteti. Është detyrim shtetëror që Kushtetuta ia ka dhënë shtetit shqiptar. Socialistët u përpoqën të thoshin se menaxhimi indirekt nuk i heq të drejtën shtetit për ta menaxhuar. Me të tilla sofizma në një komision ligjesh, e votuan kundër pa asnjë argument substancial. Filozofinë e tyre 11-vjeçare, me PPP, duan ta implementojë edhe në trashëgiminë kulturore. Qasja ishte të trajtohej kultura si mall koncensionar’.

Deputetja e PD, Ina Zhupa tha ndër të tjera se shteti shqiptar, edhe kur ‘Butrinti’ po shqyrtohej në Kushtetuese, nuk dha asnjë argument se çfarë i mungon atij për të ruajtur trashëgimin kulturore.  

‘Shteti shqiptar s’ka dhënë asnjë argument as në Kushtetuese se çfarë i mungon që të ruajë trashëgiminë kulturore.  Në anën e Butrintit ishin depozituar 2.3 miliardë dollarë, që do transferoheshin te privati. Nuk ishin këto paratë për të ndërtuar bare dhe restorante, Butrinti kishte para për veten e vet dhe ruajtjen e vlerave uiniversale, kërkesë e UNESCO. Kam interpelancë me ministrin Blendi Gonxhajn për ato që thotë UNESCO. Shqipëria ka bërë të kundërtën e asaj që ka thënë UNESCO. Ti s’mund ta ndash Butrintin me zona, ku prodhohen paratë, për të parë interesat monetare, por duhet ta trajtosh si të pa ndarë. UNESCO e ka thënë që duhet të ruani peisazhin e parkut kombëtar, për të kuptuar lashtësinë e tij. S’ka kuptim që aty të bësh një qendër trregtare mbi rrënoja. Shteti shqioptar bën të kundërtën e UNESCO. Shteti shiqtar ka mjaftueshëm të ardhura që kalojnë në bileta, koncesnionarët janë në shërbim të shtetit dhe lobëve të ndryshme. Butrinit është kartëvizitë luksi për të hyrë në qarqe ndërkombëtare. Merrni një pasuri që s’është e njohur, p.sh parku i Finiqit, po s’kanë interes. Duan ato që kanë njohje ndërkombëtare që mund të prodhojë para, ku mund të vjelin më shumë të ardhura. Butrinti është copëtuar për të bërë resorte, dhe ende ndërtohet aty për resorte. Edhe në  Drilonë-Tushemisht, UNCESCO ka urdhëruar që të ndalin ndërtimet aty. Këta duan ta kthejnë me ndërtime, resorte e parkime. UNCESCO ka bërë të qartë se do ta heqë nga mbrojtja si trashëgimi kulturore. Po u shkatërrua një trashëgimi kulturore, neësr nëse ndryshohet qëveria, nuk e zhbën dot,  pasi dëmet janë bërë’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco