SYRI TV/ Meta: Dumani, Rama dhe Veliaj autorë të sulmit, goditën Blushin se duan t’i mbyllin gojën opozitës

16:50, 23/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir meta akuzoi  kryeministrin Edi Rama,  kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin si autorë të sulmit ndaj  Sekretarit të pergjithshëm të PL, Tedi Blushi.  Meta u shpreh se  sulmi synonte ti mbyllë gojë opozitarizmit ndërsa paralajmëroi se protesta do të përshkallëzohet.

Presidenti i Partisë së Lirisë,  akuzoi  kreu e SPAK Altin Dumanin se është nën kontrollin politik,  të mazhorancës për sa kohe nuk arrin të  vendosë para drejtësisë, kryebashkiakun Erion veliaj dhe vetë kryeministrin, kur janë publikuar prova dhe fakte që i implikojnë me përgjegjësi  penale, per aferën e inceneratorëve. 

Meta paralajmëroi përshkallëzim të protestave,  në një kohë kur opozita do të  protesojë sërish ditën e enjte para bashkisë së Tiranës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco