SYRI TV/ Erjon Veliaj me antiplumb në këshill, Tedi Blushi: Veliaj inskenoi gjakderdhje

16:41, 23/07/2024
A+ Aa A-

Incidenti i ndodhur dje në mbledhjen e Këshillit Bashkia, dyshohet të ketë qenë një plan i organizuar paraprakisht për gjakderdhje në këtë mbledhje. Denoncimi u bë nga Këshilltari Tedi Blushi që ishte protagonist i këtij incidenti, duke u provokuar dhe sulmuar nga këshilltari socialist Halit Valteri. Në konferencën për shtyp, Blushi denoncoi se Erjon Veliaj kishte inskenuar përplasje e gjakderdhje në mbledhjen e Këshillit përmes 4 personave të paautorizuar që nuk duhet as të ishin në këtë sallë. E si masa personale Erjon Veliaj u shfaq në mbledhje i veshur me antiplumb.

Syri Tv vëzhgoi pamjet e Mbledhjes së këshillit Bashkiak për të vërtetuar akuzat e Blushit, dhe rezultoi se Kryebashkiaku Erion Veliaj,  ndryshe nga përditshmëria e të veshurit me këmishë apo me bluze me krah të shkurtra, ishte veshur në këtë mbledhje me xhaketë, pikërisht për fshehjen e antiplumbit. Por momenti kur Veliaj braktis mbledhjen e Këshillit dhe tenton të largohet nga salla duket qartë edhe antiplumbi që ai mban veshur, e pazakontë kjo për një mbledhje të tillë, e aq më tepër kur kjo godinë ruhet nga forca të shumta policie të drejtuara nga Veliaj.

Pikëpyetjet që ngrihen nga veshja e kryebashkiakut Erjon Veliaj me antiplumb në zyrën e tij janë të mëdha, në një kohë kur nuk dihet të ketë patur ndonjë kërcënim për kryebashkiakun e Tiranës. Aq më tepër kur i gjithë perimetri i sigurisë së godinës së Bashkisë ruhet nga qindra efektivë të Policisë Bashkiake, e Këshilltarët bashkiak, i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm fizik e me dedektor sipas urdhërit të Erion Veliajt. Syri Tv pyeti këshilltarët bashkiakë, të cilët konfirmuar se ditën e djeshme, çuditërsiht, ndryshe nga çdo herë tjetër, dedektori i armëve në hyrje të Këshillit Bashkiak ishte i çaktivizuar. Kjo shton edhe më tej dyshime e ngritura nga këshilltari Tedi Blushi, se ditën e djeshme, Erjon Veliaj kishte urdhëruar inskenimin një situate gjakderdhje në mbledhjen e Këshillit, në një kohë kur kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në një presion të madh publik si pasojë e skandaleve korruptive dhe problemeve të tij me drejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco