SYRI TV/ Zhupa prezanton nismën për trashëgiminë kulturore, PS rrëzon propozimin

15:45, 23/07/2024
A+ Aa A-

Mazhoranca ka rrëzuar nismën e deputetes demokrate Ina Zhupa për trashëgiminë kulturore, që kufizon rolin e fiondacione private në menaxhim, pavarësisht kërkeses së Unesco për të shmangur menaxhimin e fragmentizuar të Butrinit. Në mbledhjen e komisionit të ligjeve, deputetja Zhupa u përfshi në replika me  koleget socialistë, Bushka e Majko.

Dy ditë pas raportit të Unescos, që I kërkonte autoriteteve shqiptare të shmangin me çdo kusht, menaxhimin e fragmentizuar të Butrintit dhe të sqarojnë kufijtë e pronës, komisioni I ligjeve, mori  në shqyrtim nismën e deputetes Ina Zhupa, për trashegiminë kulturore dhe muzetë.

Deputetja demokrate Ina Zhupa, duke reflekuar edhe  mendimet e gjykatës kushtuese,  kërkoi ndërhyrje ligjore, që fondacionet provate mos të kenë kompetenca më të madhe se shteti në raport me këto pasuri. Por pavarësisht rekomandimet te raportit të Unescos, socialistët e kishin ndarë mendjen për të mos I marrë në konsideratë këto propozime.

Në përfundim të mbledhjes, depuetët e mazhorancës votuan kundër, duke rrëzuar  propozimin e Zhupës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco