Tensionet në Këshillin Bashkiak/ Blushi: Qëllimi i Erion Veliaj ishte që në seancën e djeshme të kishte gjakderdhje

15:24, 23/07/2024
A+ Aa A-

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës gjatë ditës së djeshme ka degraduar në sherr e grushta (fatkeqësisht), ku Halit Valteri nga radhët e Partisë Socialiste ka sulmuar sekretarin e përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushin.

Ajo ç'ka është vënë re në mbledhjet e kaluara, përtej llogoreve politike, të dy ata uleshin pranë njëri-tjetit në sallë dhe kurrë nuk ishin shfaqur shenja hatërmbetjeje.

Nga studioja e edicionit të mesditës në ‘Syri Televizion’ me moderator Arnold Karriqin, vetë Blushi deklaron se i gjithë incidenti ka qenë i inskenuar dhe ka pasur një skenar mafioz që në seancën e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës të kishte gjakderdhje.

"Atentati i dështuar i ditës së djeshme ndaj meje, si përfaqësues i opozitës ka qenë një skenar mafioz i cili synonte të digjinerohej mbledhja përmes një skenari nga Erion Veliaj"- shprehet Blushi.

Tedi Blushi:

'Në fakt asgjë nuk është anormale, sepse fotot e kryetarit të bashkisë të veshur me antiplumb janë bërë publike.

Ndoshta ju nuk jeni në dijeni, por ne sapo i shpërndamë ato zyrtarisht dhe shihet qartësisht se si Erion Veliaj në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, në një temperaturë prej 40 gradësh në Tiranë, ka ardhur në seancë i veshur me xhup dimri dhe ky është një fakt.

Fotot ku ai shihet qartësisht me anti-plumb janë bërë publike dhe në fakt unë dua të sqaroj se i gjithë incidenti i djeshëm ka qenë i inskenuar dhe ka pasur një skenar mafioz që në seancën e djeshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës të kishte gjakderdhje.

Shqetësimi im është fakti se në këtë mbledhje kishte persona civilë që nuk janë pjesë e bashkisë, nuk janë në administratë.

Si ka mundësi që në një mbledhje të Këshillit Bashkiak nuk lejohen mediat apo qytetarët që të jenë prezentë, por futen persona të paidentifikuar që nuk dihet se çfarë përfaqësojnë?!

Ditën e sotme burime shumë të sigurta më kanë informuar se atentati i dështuar i ditës së djeshme ndaj meje, si përfaqësues i opozitës, ka qenë një skenar mafioz që synonte të digjinerohej mbledhja përmes një skenari krijuar nga Erion Veliaj'.

Klea Sula/Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco