Sherri në këshillin bashkiak, Tedi Blushi: E planifikuar që të kishte gjakderdhje

Sherri në këshillin bashkiak, Tedi Blushi: E planifikuar që të kishte gjakderdhje

14:10, 23/07/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djeshme në tensionet në Këshillin Bashkiak, deklaroi se gjithçka ndodhi ka qenë e inskenuar.

Ai u shpreh se në mbledhje kanë qenë të persona të armatosur, ndërsa skenari sipas tij, bazuar në burime policore, ka qenë që të kishte gjakderdhje.

“Ngjarja e djeshme ka qenë e planifikuar, ishte planifikuar të kishte gjakderdhje sipas burimeve policore. Në seancë Veliaj ka qenë i veshur me anti0-pkumb dhe në sallë kanë qenë persona të armatosur dhe civilë, kjo ishte arsyeja që unë kërkoja fjalën.
Në komisariat u mbajta peng 5 orë sepse Veliaj nuk dërgon pamjet e dhunës çfarë ka ndodhur në sallë.
Ka qenë gjithçka një inskenim për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco