Protesta e fermerëve në Korçë, Balliu: Gjovalin Loka kriminel, kush del kundër partisë, duhet të hajë dru

09:37, 23/07/2024
A+ Aa A-

Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu, njëkohësisht edhe shefi i organizimit në PD, ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV.

Balliu ka folur për protestën e djeshme të fermerëve në Korçë dhe sjelljen e policisë. Ai akuzoi drejtuesin e policisë së Korçës si kriminela, dhe sigurims që nuk njeh ligjin dhe që nuk do të duhej të ishte në këtë post fare.

‘Gjovalin Loka nuk do të duhej të ishte aty, ai e ka kaluar vetingun në shkelje të ligjit dhe ai që e ka kaluar atë, duhet të shkojë në burg. Loka është me shkollim sigurim, dhe ka qenë operativ i Sigurimit të Shtetit.

Çdo punonjës, oficer, operativ apo bashkëpunues i sigurimit në bazë të ligjit 5 mars 2017, neni 38/g ndalon operativët e shtetit të bëhen pjesë e zyrave të shtetit, veçanërisht në polici, sepse ti je me profil sigurim dhe nuk mund të jesh polic.

Shikojeni, si sillet, kush del kundër partisë, duhet të hajë dru.

Ky Gjovalin Loka dhe sivllezërit e tij,  janë njësoj këta me Bajrat, a sillen njësoj me Avdylajt, apo kriminelët që gjezdisin të lirë nëpër Shqipëri. Jo, sepse ata i kanë shefa.

Kjo parti e kjo qeveri, që kur ka lindur e deri më sot e ka krimin kriter. Dhe Gjovalin Loka nuk është aty se është ekspert i policisë. Ai është aty se është kriminel.

Kur je operativ i sigurimit, je kriminel dhe bën që të duken këta kriminelët e sotëm, hiç gjë. Je kriminel, sepse ke pasur për detyrë për të vrarë për të shantazhuar, spiunuar dhe torturuar qytetarët shqiptarë.

Dhe ky mostër sot, del në një protestë të fermerëve të cilët janë të vetmit në botë pa subvencione, që nuk kanë as infrastrukturë për punën e tyre dhe shkojnë e gjobisn me 70 mln lekë këta fermerë.

Ku do të shkonin këta para? Tek inceneratori. Edhe paratë e IPARD që do shkonin tek fermerët, këta i dërguan te inceneratori’, tha Klevis Balliu në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco