Grushti i Tedi Blushit si fillim!

Grushti i Tedi Blushit si fillim!

10:53, 23/07/2024
A+ Aa A-

Nga Bledian Koka

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës regjistroi dje një akt të vërtetë opozitar, e madje të munguar po të doni!

Një Këshill, i cili është shndërruar që prej ditës që Erion Veliaj ka vënë këmbë aty, në një parlament fashist, nuk mund dhe nuk duhet lënë më të funksionojë si zgjatim i propagandës së fëlliqur të Erion Veliajt.

Tedi Blushi dhe këshilltarët opozitarë, që prej konstituimit të këtij organizmi pas zgjedhjeve të 14 Majit, nuk janë lejuar për asnjë rast të debatojnë, të marrin fjalën apo largqoftë të replikojnë me kryeHAJDUTIN e Tiranës.

Përmes një llacke si Romina Kuko, që e bën Lindia Nikollën të duket lule, Erion Veliaj ka akaparuar zërin e këshilltarëve opozitarë, ndërsa përmes regjisë që ia paguan atij superhajdutit tjetër që ka për vëlla, Arbër Veliajt, i ndez i fik kamerat si i do qejfi.

Tedi Blushi dhe këshilltarët opozitarë nuk mund dhe nuk duhet të lejojnë më që mbledhjet e Këshillit Bashkiak të jenë nevojtore publike e Erion Veliajt me spektatorë opozitën, ndërsa HAJDUTI më i madh i Tiranës shkund organin qe i ka mbirë në gojë në dëm të qytetarëve të Tiranës.

Kush kërkon të ndalë këtë formë proteste, grushtin e protestës ta mbajë me shëndet!

Unë e njoh mirë Tedi Blushin, dhuna nuk është e nuk ka qenë kurrë deviza e tij, ama protesta dhe opozitari brenda tij si dje gazetar e si sot në politikë nuk ka asnjë dyshim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco