KAFE SHQETO/ Hetimet nga SPAK, Koti: Po bëhet vetëm show mediatik...

KAFE SHQETO/ Hetimet nga SPAK, Koti: Po bëhet vetëm show mediatik...

10:29, 23/07/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë deputetja demokrate Sorina Koti. Ajo ka komentuar situatën pas skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë së rilindjes, qeverisë dhe bashkisë.

Flavio Qarri: Zonja Koti a është për ju një hap vizita e zotit Mazniku në SPAK apo është një kapak?

Sorina Koti: Edhe unë në të njëjtën linjë më Klevisin jam. Është thjeshtë një teknikë për të mbuluar Erion Velinë dhe Edi Ramën asgjë më shumë. Ata i kanë të gjitha provat atje i kanë të dokumentuara e zeza mbi të bardhë. Nuk kanë më çfarë të kërkojnë shtesë informacioni kur të gjithë këto janë të denoncuara me prova dhe fakte nga Partia Demokratike qoftë në SPAK edhe nëpër institucione të tjera ndërkombëtare. Janë të gjithë të dokumentuara me data me muaj, me vlerat përkatëse me te cilat është kryer transaksioni. Ata thjesht po bëjnë atë lojën e tyre për të shkuar njëherë te SPAK pastaj ne institucioneve të tjera, bëjnë atë show-n e tyre mediatik për të thëne se ne po hyjmë në SPAK, sepse po na thërret SPAK-u, sepse duhet për sy e faqe të qytetarëve, duhet të jepet ky mesazh., Dhe rezultati është që ne nuk kemi asnjë të burgosu e asnjë të dënura nga peshqit e mëdhenj....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco