Shtyhet seanca për Belerin/ Avokatët: Nuk duan ta lirojnë përpara 4 gushtit

Shtyhet seanca për Belerin/ Avokatët: Nuk duan ta lirojnë përpara 4 gushtit

10:21, 23/07/2024
A+ Aa A-

Për të dytën herë në Gjykatën e Fierit shtyhet seanca lidhur me kërkesën e Fredi Belerit për lirimin e parakohshëm të tij me kusht argumentin se e ka shlyer 2/3 e dënimit.

Shkak për shtyrjen e seancës së parë u bë mungesa e përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërkohë që këtë të martë, ky i fundit tha se nuk disponon ende dëshminë e penalitetit.

Avokatët pretenduan se është vetë ky institucion që i lëshon këto dokumenta, dhe një pretendim i tillë sipas tyre, bëhet enkas për të moslejuar lirimin e Belerit deri në mbajtjen e zgjedhjeve vendore të pjesshme për kreun e Bashkisë së Himarës më 4 gusht.

Sipas avokatit të Belerit, Geni Gjyzari, burgjet marrin direktiva nga kryeministri Edi Rama, duke mbajtur një qëndrim unik nga rastet e tjera, ku për kërkesa të ngjashme është pranuar lirimi me kusht.

Seanca e radhës u la më 29 korrik në orën 09:30

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco