Në flluskën e betonit dhe të kullave

Në flluskën e betonit dhe të kullave

09:41, 23/07/2024
A+ Aa A-

Brenda flluskës që fryhet disa ndihen mirë, deri sa ajo të plasë!

Nga Edmond Panariti.

Në flluskën e betonit dhe të kullave, të gjithë ndihen mirë përderisa ajo vazhdon të fryhet.

Shteti, bashkia merr taksën e infrastrukturës, rreth 8 përqind pa llogaritur të tjerat, ndërtuesi fiton, blerësi parkon paratë të cilat e ka të vështirë ose të pa mundur ti lëvizë në sistemin bankar. Bizneset e mobilimit, pllakave, hidrosanitareve, ato elektrike përmbyten nga porositë.

Në këtë lëvizje me qark të shkurtër të parasë formale dhe informale pa logjikë ekonomike pa prodhim dhe me kërkesë të dyshimtë, padyshim që disa ndihen mirë. Ndërsa shtresa e mesme dhe familjet e reja vështrojnë me panik këtë çmenduri oferte dhe çmimi disproporcional me të ardhurat e tyre.

Polarizimi shkon në ekstrem!

Flluska fryhet dhe bashkë me super lekun shkon drejt plasjes! Dhe ashtu siç na ndodhi edhe me piramidat financiare, një ditë muzika do të ndalë dhe bashkë me të edhe vallja e çmendur e një shoqërie pa ekonomi, pa të ardhura nga puna e prodhimi.

Me pas shpëto çfarë të mundësh dhe sa të mundesh se çatia do të bjerë mbi kokat e të gjithëve.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco