VIDEO/ Bushati: Regjimi i Ramës duhet lënë përballë popullit

22:09, 22/07/2024
A+ Aa A-

Regjimi i Ramës duhet lënë përballë popullit’. Këtë sheh si zgjidhje të ngërçit politik në të cilën ndodhet vendi ynë, analisti Andi Bushati në Çim Peka Live. Sipas tij, opozita nuk duhet të shërbejë më si barrierë ndaj popullit, por të lejojë zemëratën popullore që t’i kundërvihet Ramës.

‘Opozita u shfry me kthimin në parlament, e arriti orgazmën e madhe që mund të bëjë jetë parlamentare. Opozita fatkeqësisht duhet të shohë të kthehet te Basha. Opozita s’ka çfarë bën në një institucion ku e përdhunojnë, dhunojnë dhe e nëpërkëmbin. Duhet të tërhiqet nga të gjitha institucionet ku ia kanë pamundësuar të kryejë rolet e saj. Opozita po kthehet në një barrierë që nuk lejon zemërimin popullor të shkojë drejt Ramës. Ta heqë barrierën që qytetarët të vërshojnë ndaj kapjes së institucioneve. Kjo është zgjidhja e vetme për mua në këtë situate. Regjimi duhet lënë përballë popullit. Opozita s’duhet të shërbejë më si shfryrës. Si mundet që një diktaturë të ketë prokurorë të pavarur. Opozita luan lolon e fshtatit, ku e rrahin, e përdhunojnë dhe linçojnë. Faji i vetëm i opozitës është të mos sillet si opozitë, kur në këtë regjim ia kanë pamundësuar rolin e saj si opozitë. Problemi është shqiptarët dhe diktatura. Ajo skenë s’do të ndodhte nëse Veliaj do respektonte ligjin në Këshill. E keqja fillon, dhuna fillon kur pushteti Rama i madhi, Veliaj i vogli, vendosin të suspendojnë demokracinë, pastaj fillon dhuna’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco