VIDEO/ Nesho: Trump, një president që kërkon gjithnjë të fitojë! Bliknen ka shkatërruar demokracinë në Shqipëri

21:45, 22/07/2024
A+ Aa A-

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në ÇIM PEKA LIVE në SYRI TV, ka folur për zhvillimin e fundit në zgjedhjet presidenciale të SHBA ku presidenti Biden u largua nga gara për t’ja lënë vendin Kamala Harris.

Sipas Neshos, Trump është një president i cili kërkon gjithnjë të fitojë, dhe është një president i cili  mënyrën e veprimtarisë së tij e shikon gjithmonë në mënyrë menaxheriale.

I pyetur nëse ai mbështeste Trump në zgjedhjet presidenciale z.Nesho u shpreh kështu: Më mirë Trump sesa të shikoj një Blinken që ka shkatërruar demokracinë në Shqipëri dhe ne pjesë të tjera të botës, sepse kur shikoj njerëz të tillë, edhe kjo që është kandidate tjetër, Kamala Harris që më shumë ka pirje kafe me Alex Sorrosin, që po të jete një politikane e mënçur s'ka cfarë të mësoi nga ai.   

'Ne kemi fatin e keq në Shqipëri që për 12 vjet kemi të njëjtin personazh që ose përdoret me veten e tij për të blerë influencë politike ose e përdor Shqipërinë për të shitur dhe për të blerë influencë politike. Kemi edhe një kryetar fshati i cili vazhdoi më vonë në Novi Sad edhe nënshkroi 'Ballkanin e Hapur', se këtu është një kontiniutet, ne kemi dhe deklarata të tjera që thuhen hapur që kemi miqër në Washington.

Trump është një president i cili kërkon gjithnjë të fitojë, është një president i cili  mënyrën e veprimtarisë së tij e shikon gjithmonë në mënyrë menaxheriale, dhe në skemat që bën nuk është se është kundër Europës, apo është pro Kinës me Rusinë për të bërë një jaltë të dytë, jaltën e bën edhe europianët se Britania edhe Franca ishin pjesëtarë të forcave kryesore që dolën pas luftës së dytë botërore.'- shprehet më tej z.Nesho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco