VIDEO/ Shkullaku: Rama me të huajt i ka ngritur raportet e tij me lobingje dhe me klientelizma

21:51, 22/07/2024
A+ Aa A-

Për gazetarin Armand Shkullaku, Edi Rama të gjitha raportet me ndërkombëtarët i ka ngritur me anë të lobingjeve dhe klientelizmave.

Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’, Shkullaku tha se, ‘nuk besoj se ka kryeministër tjetër në Europë dhe të thërrasë shefin e kundërzbulimit dhe ti thotë; sa lek do më hap çështje kundër opozitës në Shqipëri’.

‘Rama tregoi se pati një lobim shumë të fuqishëm në administratën e Trump, si nëpërmjet Vuçiç, Erdogan, apo prej parave të veta.

Kjo tregon se Rama ka kapur thelbin, që interesat e të mëdhejve me vendet e vogla, duhen vajisur me para, lobingje dhe shërbime. Nuk mërzitet kush për deklarata, e Trump u mërzit nga deklaratat.

Ka ardhur vajza, dhëndërri.  

E mbështet Toni Blair, gruaja e Toni Blair, merr nja 10 kontrata me qeverinë.

E mbështet D’Alema, ai hap kompani për kriptovaluta në Shqipëri.

E kështu, merr një copë e merr një copë, paguan Shqipëria.

Edhe po të mos kishte bërë atë deklaratën anti-Trump, Edi Rama prap raportet e veta do ti kishte ngritur në bazë të lobizmit dhe klientelizmit.

Ne duhet të ja njohim Ramës edhe guximin  për të korruptuar zyrtarin më të lartë në historinë e FBI-së, që ishte Charls McGonigal.

Nuk besoj se ka kryeministër tjetër në Europë dhe të thërrasë shefin e kundërzbulimit dhe ti thotë; sa lek do më hap çështje kundër opozitës në Shqipëri’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco