Bushati: Rama shkatërroi demokracinë, amerikanët thjesht e mbështetën

Bushati: Rama shkatërroi demokracinë, amerikanët thjesht e mbështetën

21:48, 22/07/2024
A+ Aa A-

Analisti, Andi Bushati i ftuar në emisionin Çim Peka Live tha se SHBA-të gjithmonë ka ndërhyrë në politikën e vendit tonë. Duke folur për zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe ndikimin që kanë në rajon e jo vetëm, Bushati tha se Rama e ka shkatërruar demokracinë në Shqipëri, vetëm se ka patur mbështetjen e administratës amerikane.

‘Nuk është faji i Aleks Sorosit, që Sali Berisha vendos në partinë e tij një budalla që ia blejnë e shesin sa herë duan, pa zgjedhje dhe ne t’ia vëmë fajin amerikës. Amerika ka bërë plot faje dhe krime në botë. S’na ka faj ne që na ka shkatërruar demokracine këtu Edi Rama. Amerika thjesht e ka mbeshtetur Ramën, demokracinë këtu e kanë prishur shqiptarët. Ju kujtohet kur shqiptarët votuan Berishën, amerikanët donin Nanon në pushtet. Amerika ka punën e vet, ne te zgjedhim punën tonë. Po ndenjëm me kokë nga Amerika, të gjithën brenda do e kemi’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco