VIDEO/ Berisha: Në dyqanet e Shqipërisë, bulmetrat e mallrat ushqimore, shiten nga 10 gjer në 220 përqind më shtrenjtë se në Itali, Greqi, Gjermani

20:40, 22/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin maratonë të qytetarëve, akuzoi kryeministrin Edi Rama se me anë të politikave të tij armiqësore ka bërë që  që tregu shqiptar të dyndet me prodhimet e Serbisë dhe të të gjitha republikave ish-sovjetike, përfshirë Rusinë. Gjithahtu Berisha theksoi se politikat e qeverisë Rama kanë sjellë sjellë shkretimin e fshatit shqiptar.

Lideri i historik i opozitës, u shpreh gjithashtu se bulmetrat e mallrat ushqimore, në Shqipëri, shiten nga 10 gjer në 220 përqind më shtrenjtë se në Itali, Greqi, Gjermani.

 

'Kjo është një goditje për çdo qytetar shqiptar, i cili e blen sot qumështin 21 përqind më shtrenjtë se sa qytetari gjerman, italian apo francez, që kanë një rrogë 6-10 herë më të madhe se qytetari shqiptar.
Kjo tregon se në dyqanet e Shqipërisë, bulmetrat, mallrat ushqimore, shiten nga 10 gjer në 220 përqind se në Itali, Greqi, Gjermani.
Kjo e bën jetën të papërballueshme. Kjo bën që 18 përqind e fëmijëve të Shqipërisë të mos kenë më shumë se dy vakte ushqim në 24 orë.
Kjo bën që turizmi të bjerë në mënyrë drastike sepse çmimet e ushqimeve do rriten natyrshëm.
E gjitha kjo nga politika armiqësore e Edi Ramës e Ballkanit të Hapur, që tregu shqiptar të dyndet me prodhimet e Serbisë dhe të të gjitha republikave ish-sovjetike, përfshirë Rusinë.
E gjitha kjo miqtë e mi ka sjellë shkretimin e fshatit shqiptar.
Kjo gjendje dramatike në të cilën njerëzit me rrogat më të ulëta në Europë detyrohen të blejnë ushqime 10 deri në 220 përqind se në vendet më të pasura të Europës, është rezultat i injorimit total të prodhimit në vend.
I subvencioneve qesharake, 6 deri në 8 herë më të ulëta se në Maqedoni, se në Kosovë dhe çdo vend tjetër të rajonit.
Është rezultat i vjedhjes së tmerrshme të naftës.
I vjedhjes së qindra milionë euro të BE, përdorimit të tyre për ndërtim hotelesh, resortesh turistike nga zyrtarët e lartë, nga ministrat dhe zyrtarët e tjerë.
Kjo situatë dramatike ka në bazë tatimin armiqësor në sistemin bujqësor, në të cilin vendoset zero TVSh në blerje dhe 20 përqind në shitje, vetëm që përpunuesit të preferojnë mallrat e importit.
Nuk ekziston asnjë orientim i fermerëve. Shërbimet ndaj tyre janë inekzistente.
Gjithçka vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje!'- u shpreh z.Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco