VIDEO/ Mungesa e tregut për fermerët, Koti: Fajin e ka Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar

20:40, 22/07/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partise Demokratike, Sorina Koti, pjesëmarrëse në tubimin e sotëm poshtë shtepisë së liderit demokrat Sali Berisha, u shpreh se fajtor për gjendjen e fermerëve është vetëm Edi Rama, duke qenë se ky sektor ngelet një nga sektorët më të prapambetur që ka Shqipëria.

“Dhe, për këtë fajin e ka Edi Rama, qeveria e tij e korruptuar, për këtë fajin e ka Policia e cila pengon protestuesit të dalin atje në rrugë, të dalin atje në shesh”, u shpreh Koti ndër të tjera.

Ajo që sapo pamë është kalvari i vuajtjeve të fermerëve jo vetëm të Korçës por të gjithë Shqipërisë.

Është kalvari i 365 ditësh mundime, në diell, në erë, në shi, në borë, për ato produkte jetike qe ne i kemi çdo ditë ne tavolinën tonë sepse ne jemi një vend bujqësor, jemi një vend i cili duhet ta zhvillojë këtë sektor kaq të rëndësishëm dhe sot, ende në 2024 bujqësia është një nga sektorët më të prapambetur që ka Shqipëria.

Dhe, për këtë fajin e ka Edi Rama, qeveria e tij e korruptuar, për këtë fajin e ka Policia, e cila pengon protestuesit të dalin atje në rrugë, të dalin atje në shesh.

Ne sot në Komision të Ekonomisë kishim ministrin e brendshëm Taulant Ballën dhe po miratonin një ligj për policinë e shtetit, ku një nga nenet kryesore ishte pengimi i protestave, dhe sot, ndërkohë që ne kundërshtonim ligjin që kish sjellë Taulant Balla në Komision, ndërkohë bëhet dhe protesta në Qarkun e Korçës.

Dhe cili ishte argument që ata dhanë?!

Se, 'ata protestues që po ngrenin zërin për bukën e tyre, kishin zënë rrugën'... dhe cilën rrugë kishin zënë?

Rrugën e fshatit, rrugët kombëtare, atje ku kalojmë ne te gjithë dhe kishin penguar titullarët të shkonin në punën e tyre.

Po mirë, këta titullarë që po shkonin në punën  e tyre, a nuk binin ndesh me interesat e këtyre fermerëve që kishin dalë atje në proteste?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco