VIDEO/ Berisha: PD në vitin e parë të qeverisjes do të shumëfishojë subvencionet për prodhimet e fermerëve

20:44, 22/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen e PD-së në pushtet, në vitin e parë të qeverisjes do të shumëfishojë subvencionet për prodhimet e fermerëve.

‘PD në vitin e parë të qeverisjes do të shumëfishojë në nivelin mesatar të rajonit subvencionet për prodhimet e fermerëve’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Ndaj dhe sot ftoj demokratët dhe demokratet në të katër anët të angazhohen në një dialog shpëtimtar me fermerët tanë.

T’u garantojnë atyre se PD në vitin e parë të qeverisjes do të shumëfishojë në nivelin mesatar të rajonit subvencionet për prodhimet e tyre. Për blegtorinë, për frutikulturën.

Se kjo parti do të dyfishojë pensionet në fshat.

Do të investojë jo më pak se 100 milionë euro në infrastrukturën e zonës rurale, në vaditje, në kullime.

Do të eliminojë menjëherë padrejtësitë tatimore duke e vendosur TSVH-në siç e kanë të tjerët në blerje dhe shitje.

Duke vendosur subvencionin për çdo njësi prodhimi, për çdo sasi prodhimi, për çdo lloj produkti.

Duke garantuar shërbime falas nga shteti dhe vendosur kontrollin më të rreptë gjer në monopol mbi helmet bujqësore që futen në Shqipëri dhe që shkatërrojnë prodhimet e tyre.

Qeveria do të subvencionojë në masën 80 përqind kreditin për bujqësinë.

Nuk do të jetë kurrë më krediti qesharak 1 përqind për sektorin që jep 20 përqind të prodhimit të brendshëm dhe që punëson mbi 400 mijë shqiptarë.

Qeveria do të subvencionojë interesat bankare të sigurimeve në bujqësi.

Ne do mbrojmë prodhimet e vendit.

Do të bëjmë gjithçka për tregjet e tyre nëpër botë.

Po kjo kërkon një mobilizim të plotë njëlloj si fermerët e Maliqit.

Kërkon që rrugët e Shqipërisë të jenë rrugët e fermerëve.

Ndaj dhe të përgatitemi për një revoltë të fuqishme popullore të fermerëve shqiptarë gjer në fitoren e kauzës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco