Zhulali: Në çdo 25 votues, njëri/njëra punon në bashki. Veliaj vijon të rrisë fiktivisht administratën

Zhulali: Në çdo 25 votues, njëri/njëra punon në bashki. Veliaj vijon të rrisë fiktivisht administratën

20:38, 22/07/2024
A+ Aa A-

Këshilltarja e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka denoncuar se në ‘në çdo 25 votues të Tiranës, njëri/njëra punon në bashki’.

‘Kjo nuk i mjafton Erion Veliajt, që vazhdon të rrisë fiktivisht numrin e punonjësve me 700 të tjerë nga dhjetori 2023 në korrik 2024. Taksapaguesit e Tiranës që presin më shumë shërbime, në fakt paguajnë për më shumë patronazhistë dhe akivistë’, shkruan Zhulali në Facebook.

Postimi i plotë:

Në çdo 25 votues të Tiranës, njëri/njëra punon në bashki.

Kjo nuk i mjafton Erion Veliajt, që vazhdon të rrisë fiktivisht numrin e punonjësve me 700 të tjerë nga dhjetori 2023 në korrik 2024. Taksapaguesit e Tiranës që presin më shumë shërbime, në fakt paguajnë për më shumë patronazhistë dhe akivistë.

Për ta ilustruar: Për 61.610 femijë të moshës 0-6 vjeç, që jetojnë në bashkinë Tiranë duhen 848 çerdhe dhe kopshte. Aktualisht ka vetëm 175 çerdhe dhe kopshte publike, pra mbulohet vetëm rreth 20% e kërkesës apo nevojave të banorëve.

Çdo prind që sot nuk regjistron dot fëmijët në çerdhe dhe kopshte publike duhet ta dijë se me taksat e tij i jep rrogën një patronazhisto-aktivisti në vend të kopshtit apo çerdhes ku do të mund të çonte fëmijët!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco