VIDEO/ 'Afera 5D', Hoxhaj: Rindërtimi, një incinerator i dytë sa i përket abuzimeve financiare

VIDEO/ 'Afera 5D', Hoxhaj: Rindërtimi, një incinerator i dytë sa i përket abuzimeve financiare

19:15, 22/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “TASK FORCE” nën moderimin e gazetares Sonila Meço, Julian Hoxhaj,  autorë i emisionit investigativ “PLUG”, ka folur rreth çështjes së aferave “5D” dhe procesit të rindërtimit të kryer nga bashkia e Tiranës.

Ai u shpreh se bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj fatkeqësisht po abuzojnë me vendimet e marra në lidhje me shëmbjet e pallateve. Nuk la pa përmëndur edhe se disa vendime të bashkisë së Tiranës lidhur me shembjet e banesave nuk përputheshin me situatat reale të ndërtesa .

Hoxhaj u shpreh se çështja e rindërtimin është një incenerator i dytë sa I përket abuzimve financiare.

“Erion Veliaj dhe bashkia e Tiranës ka bërë fatkeqësisht abuzime në lidhje me mënyrën se si janë marrë  vendimet  për shembjet e pallateve. Ditët e fundit është duke u shëmbur një pallat në zonën e Ali Demit ku banorët e kanë kundërshtuar sepse nuk kanë qenë dakort me vendimin e bashkisë për ta shembur.

Mos harroni që janë me dhjetra e dhjetra procese gjyqësore të cilat një pjesë e mirë e tyre janë fituar në shkallë të parë. Në disa zona të tjera të Tiranës, nuk përputheshin vendimet e bashkisë së Tiranës duke i shembur këto pallate, me gjëndjen reale të këtyre pallateve.

Prandaj kjo çështje,  për sa i perket tenderave të rindërtimit është një tematikë më vete dhe duhet hetuar në mënyrë të thelluar, sepse rindërtimi është një nga proceset, ndoshta një incenerator i dytë sa i përket abuzimeve  financiare.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco