‘Dosja 5D krim i gjerë’/ Lubonja: Gjurmët e paligjshmërisë janë të dukshme, SPAK të nxjerrë provat

‘Dosja 5D krim i gjerë’/ Lubonja: Gjurmët e paligjshmërisë janë të dukshme, SPAK të nxjerrë provat

19:13, 22/07/2024
A+ Aa A-

Për analistin, Fatos Lubonja, dosja 5D është një krim i gjërë, për të cilën gjurmët e paligjsmërisë janë të dukshme. I ftuar në Neës 24, duke folur edhe mbi thirrjen në SPAK, të Arbjan Maznikut, tha se për dosjen 5D duhet të publikohen provat nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

‘Krimi është i dukshëm, duhet të nxirren provat. Tiranës i është bërë masakër, duke shkatërruar shtëpitë, me sebep për të pastruar paratë e pista, është diçka kriminale, që nuk ka të bëjë me progresin. Ky është një projekt, që ka ‘kokën’ e vet kryeministrin Edi Rama. Ditë për ditë na paraqesin nga një gradaçelë, që nuk merret vesh se çfarë funksioni kanë, përpos pastrimit të parave. Dosja 5D ëshë krim më i gjerë’.

Lubonja shtoi gjithashtu se krimet e zyryarëve janë aq të dukshme, sa SPAK nuk mund të mbyllë sytë përpara paligjshmërive.

‘Këtu kemi bashkëpunim të pushtetit me krimin për të mbajtur pushtetin dhe për të sunduar. Krimet janë aq të dukshme, sa SPAK nuk mund të mbyllë sytë. Duke parë atë që po ndodh, ka opinion publik dhe Strukturë të Posaçme. Ka vonesë në hetime, edhe me inceneratorët, e duhet thënë se banda ecën, edhe pse këta thirren. Bandat nxjerrin kullat e radhës, pas asaj të Shkodrës. SPAK duhet të hetojë dhe të veprojë shpejt’.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco