Taulant Balla nën urdhërat e Halitit dhe Veliajt: Shoqërohet në polici Tedi Blushi

Taulant Balla nën urdhërat e Halitit dhe Veliajt: Shoqërohet në polici Tedi Blushi

18:59, 22/07/2024
A+ Aa A-

Policia politike e Taulant Ballës është kthyer në shërbim dhe nën urdhrat e Halit Valterit, pasi nën urdhrat e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka kohë që është vërtetuar.

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, njëherazi edhe Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, është shoqëruar në polici pas konfliktit fizik që pati në mbledhjen e këshillit me këshilltarin socialist Halit Valteri.

SYRI raportoi më herët se Blushi goditi me letra kryebashkiakun Veliaj dhe menjëherë Halit Valteri e ka shtyrë këshilltarin e opozitës, duke marrë reagimin e këtij të fundit.

Burime bëjnë me dije se Tedi Blushi është shoqëruar dhe po merret në pyetje nga policia politike e Taulant Ballës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco