VIDEO/ Këlliçi: SPAK nuk e prek Erion Veliajn, sepse mbyllet rubineti i parave për blerjen e votave

18:49, 22/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi i cili është edhe denoncuesi kryesor i korrupsionit në bashkinë e Tiranës, aferën e inceneratorit të Tiranës dhe asaj të kompanisë ‘5D’, ka deklaruar se do të publikojë të tjera prova kundër bashkisë së kryeqytetit.

Duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, Këlliçi u shpreh se, Erion Veliaj nuk preket, sepse ndryshe do të mbyllej rubineti i parave që përdoren për blerjen e votave.

‘Ne nuk jemi prokurorë, jemi funksionarë publik, që në momentin kur na vjen një denoncim e bëjmë publik dhe e çojmë në SPAK.

Por meqë SPAK nuk po e bën, e garantojmë se në ditët në vijim do të dalim edhe me të dhëna të reja dhe me kompani të tjera fiktive, që kanë qarkulluar paratë e 5D dhe të inceneratorit të Tiranës.

Që ta kuptojnë qytetarët.

Është e njëjta bandë, kreu është i njëjti, është Erion Veliaj, janë të ndarë në dy grupe.

Njëri grup ka pasur në menaxhim 5D, grupi tjetër ka pasur nën menaxhim inceneratorin e Tiranës.

Të gjithë këta janë funksionarë të bashkisë së Tiranës.

Arsyeja pse nuk goditet Veliaj është që të vazhdojë biznesi. Ndërkohë që ne ishim në protestë në Maj, bashkia paguante 5D, këtë kurajo e ka vetëm Erion Veliaj.

SPAK ka për borxh të fusë brenda, sanitare, punonjës gjelbërimi, çdo punonjës të bashkisë së Tiranës, përveç Veliajt.

Pse? Sepse po u prek Erion Veliaj  preken paratë, ndalohet rubineti i parave, bllokohet 5D, nuk merr më leje ndërtimi.

Kjo banda është shtabi elektoral i Erion Veliajt.        

Ne kemi denoncuar në fushatë, për rrugën ‘Xhon Belushi’ ku përdoreshin punonjësit, mjetet, asfalti i bashkisë së Tiranës për të shtruar rrugët që tenderoheshin fiktivisht dhe paratë vinin kesh që të bliheshin vota.

Tani SPAK çfarë do më shumë se kaq’, tha Belind Këlliçi gjatë bisedës në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco