VIDEO/ Lika: E zhgjënjyer nga SPAK, nuk e ka hetuar shkeljen e ligjit

18:37, 22/07/2024
A+ Aa A-

Audituesja Ligjore, Meri Lika e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se ajo e zhgënjyer nga SPAK sepse priste që SPAK të hetonte thyerjen e ligjit dhe ky i fundit nuk e ka bërë këtë.

Sipas Likës, zyrtarët e ulur ë karriget e qeverisë nuk janë ulur aty rastësisht por janë ulur me misionin e vjedhjes.

'Unë mendoj që të gjithë zyrtarët e ulur tek karriget e qeverisë nuk janë ulur aty rastësisht por janë me një misIon, misioni ka qënë vetëm vjedhja. Unë rastësisht po shikoja bizneset që kishte hapur Redi Molla, dhe të gjitha ishin hapur mbas 2020- 2022, domethënë kur këta kanë bërë planet për të bërë vjedhjet, por të them të drejtën unë kam dalë e zhgënjyer nga SPAK-u, sepse kam pritur që SPAK të fillojë të hetojë shkeljen e ligjit sepse në SPAK nuk shkohet vetëm a vodhi lekë apo jo por cohet individi i cili ka shkelur ligjin, dhe ne këto procedura janë shkelur të gjitha ligjet.'- shprehet Lika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco