Lajmi i fundit

LIVE/ Tubimi qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tre orë në SPAK, ministri Mazniku; Dhashë sqarime

Tre orë në SPAK, ministri Mazniku; Dhashë sqarime

12:49, 22/07/2024
A+ Aa A-

Ministri i Pushteti Vendor, Arbjan Mazniku ka qëndruar për 3 orë në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurori Klodian Braho, i cili po heton dosjen ‘5D’.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët, Mazniku u shpreh se, kishte shkuar në SPAK për të dhënë disa sqarime.

‘Isha për një çështje si person në dijeni, dhashë sqarime’, tha shkurt Mazniku, i cili nxitoi të largohej.

Mazniku mësohet se është pyetur në lidhje me hetimin e skandalit korruptiv të kompanisë ‘5D’.

Por në emër të tij është bërë publik edhe një fakt tjetër, pasi bashkëshortja e Arbjan Mazniku dhe e Endri Fugës kanë në pronësi një restorant në zonën e Pazarit të ri në Tiranë, ku janë bërë mjaft dreka dhe darka të bashkisë së Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco