Rrëzohet kërkesa e çiftit të së njëjtës gjini në Shqipëri/ Pastori: Përgëzoj gjyqtarët që vepruan në përputhje me Kushtetutën

10:49, 22/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e dy shtetaseve Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.

Kërkesa e dy grave në gjykatë erdhi pas martesës së tyre të bujshme në ambientet e bashkisë së kryeqytetit organizuar nga Erion Veliaj, e cila shkaktoi reagime të forta në publik.

Pastori Akil Pano, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se kërkesa që kanë bërë dy zonjat janë në kundështim më ligjin dhe në fakt gjykata ka vepruar krejt ndryshe nga sa veproi një institucion tjetër qëndror që është bashkia e Tiranës.

“Ajo që ka ndodhur brenda tarracës së bashkisë është ekstremisht e rëndë. Kemi një kyetar që metaforikisht ka mbajtur në dorë bombën, duke e hedhur në opinionin publik”- u shpreh Pano.

Akil Pano:

"Në fakt vendimi i Gjykatës së Lartë shpërfaq faktin që ‘Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë’ ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Kodin e Familjes, është kaq e thjeshtë.

Madje më lejoni të përgëzoj të tre gjyqtarët e kësaj çështje që nuk bënë asgjë më shumë ose më pak sa ligji në vend, i sanksionuar duke e përkufizuar martesën ndërmjet një burri e një gruaje.

Kërkesa që kanë bërë dy zonjat janë në kundërshtim me ligjin dhe në fakt gjykata ka vepruar krejt ndryshe nga sa veproi një institucion tjetër qëndror që është bashkia e Tiranës, ku vijoi e mendoj akoma dhe përjetoj njëlloj zemërate të brendshme, sepse shikoj që ajo që ka ndodhur brenda tarracës së bashkisë është ekstremisht e rëndë.

Pra ato bombat molotov të atyre djemve të rinj që në protestën para bashkisë hidhen aty, nuk krahasohen me atë bombë të jashtëzakonshme ‘allo-sovjete’ e hedhur nga dritaret e zyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kemi një kyetar që metaforikisht ka mbajtur në dorë bombën dhe është ky personi i cili ka tërhequr siguresën e kësaj bombe duke e hedhur në opinionin publik."

Klea Sula/Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco