'Bashkia 5D e Veliajt, ku 80% e fëmijëve nuk kanë vend në kopshte e çerdhe'

'Bashkia 5D e Veliajt, ku 80% e fëmijëve nuk kanë vend në kopshte e çerdhe'

10:44, 22/07/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Skandal bashkia 5D e Veliajt, ku 80% e fëmijëve nuk kanë vend në kopshte e çerdhe! Dramatike por e vërtetë kjo që ndodh në bashkinë e Tiranës. 80% e fëmijëve në moshë çerdheje dhe kopshti në Bashkinë e Tiranës nuk gjejnë dot një vend në strukturat publike.

Bashkia që paguan incenerator që nuk ekziston, që ngre mafian 5D për të vjedhur dhjetëra milionë euro tendera publike, që ka punesuar mbi 10 mijë patronazhistë, që paguan miliona lekë kengetarë si këshilltare ujësjellsi nuk ka lekë për kopshte e çerdhe për fëmijët dhe foshnjet e Tiranës.

Një drejtim më të lig e më mafioz se ky, bashkia e Tiranës nuk e ka parë në 100 vjet. Bashkia e Veliajt eshte e neveritshme armike e qytetareve te thjeshte, arrogante dhe e pacipe, hajdute e grabitqare e pashoq.

Asnjë qytetar i thjeshte nuk ndihmohet per hallet e tij nga bashkia e Veliajt, por thjesht shikojnë spërdredhjet e shpifura të çingies Veliaj, pronarit faktik të inceneratorit dhe dirigjentit te vjedhjes së grupit të strukturuar kriminal 5D.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco