Mazniku në SPAK për dosjen 5D/ Pjesë e hetimeve edhe restoranti i të shoqes

Mazniku në SPAK për dosjen 5D/ Pjesë e hetimeve edhe restoranti i të shoqes

10:20, 22/07/2024
A+ Aa A-

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur ditën e sotme në SPAK. 

Sipas informacioneve të SYRI TV, ministri Arbjan Mazniku i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Klodian Braho për të dhënë deklarime për dosjen 5D.

Mazniku është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Mazniku prej pak kohësh mban rolin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, ndërsa më herët ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Restoranti “The Home” i bashkëshortes së tij dhe bashkëshortes së Endri Fugës dyshohet të jetë pjesë e hetimeve.

Përfitimet abuzive dyshohen në qindra-mijëra euro.

Të dhënat tregojnë se një kompani e lidhur me restorantin “The Home” ka fituar tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike Tirana DC dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco