VIDEO/ Rama: Trump është kërcënim për SHBA dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

10:01, 22/07/2024
A+ Aa A-

Në prill të vitit 2016, Edi Rama u bë ndër të paktët drejtues që nisi një sulm të hapur ndaj Donald Trump, i cili në atë kohë ishte kandidat për president të SHBA.

Në një emision të gazetarit Baton Haxhiu, ai tha se Trump është jo vetëm një kërcënim për SHBA dhe botën, por edhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

“Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trumpin dhe nuk e kam fare problem ta përsëris as këtu as kudo që të jetë; as në shqip dhe as në anglisht, që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është kërcënim edhe për marrëdhëniet shqiptaro­amerikane.

...Që i bie që mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro­amerikane,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco