SYRI TV/ Berisha: Rendi në duart e krimit, në 24 orë, 3 viktima

22:00, 21/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti  alarmin për situatën e  sigurisë në vend, duke deklaruar se rendi është në duart e krimit. Pas atentatit kriminal, në Memaliaj dhe duke ju referua bilancit tragjik të ditëve të fundit, lideri I Opozitës, gjatë fjalës drejtuar mbështeseve, akuzoi kryeministrin Edi Rama,  se kriminalizoi vendin. 

Kreu demokrat komentoi gjithashtu inkriminimin e ministrave të  brendshëm të qeverisë rama, nga ish ministri  Saimir Tahiri, deri te drejtuesi aktual i ministrisë së rendit, Taulant Balla. 

Berisha komentoi edhe skandalin me  të penduarin e drejtësisë  Nuredin Dumani, pasi  u akuzua se nga qelia e burgut, porositi  vendosjen e një sasie tritoli, në një banese në Elbasan. 

Lideri historik i opozitës, u shpreh se të gjitha këto zhvillime, i ftojnë qytetarët të ngrihen në revoltë, duke premtuar se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, sërish do të  fillojë goditja e bandave kriminale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco