VIDEO/ Berisha: Të mos lemë fatin tonë në duart e krimit, të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës

20:59, 21/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë dhe të mos e lëmë fatin tonë në duart e krimit, por të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.

‘Të mos lemë fatin tonë në duart e krimit, të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, fitores së opozitës’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të gjitha këto janë një thirrje për çdo shqiptar.

Të mos lemë fatin tonë në duart e bandave, vrasësve dhe krimit.

Të marrim fatin tonë në duart tona dhe unë garantoj çdo qytetar të këtij vendi, se zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, vrasësve, plaçkitësve, përdhunuesve.

Ligji do të ketë një nga një, kudo që të ndodhen, në të katër anët e planetit Rrajat, Ndokat, Dervishët, Bajrët, Çelët, me radhë do të vijnë siç erdhën Aldo Baret dhe kriminelët e tjerë.

Do të përballen me drejtësinë, por jo të mercenarëve si Dumani, por me drejtësinë e vërtetë, me ligjin dhe Shqipëria do të shndërrohet përsëri në vendin më të sigurtë.

Jeta e qytetarëve shqiptarë, puna, prona e tyre do të kenë sigurinë e plotë.

Ndaj dhe ftoj çdo qytetare e qytetarë të këtij vendi, të bashkohet me ne në këtë betejë.

Të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, ndryshimit, fitores së opozitës, fitores së Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco