VIDEO/ Berisha: Taulant Balla, kryekëput ushtar i krimi, anëtar i bandave të Elbasanit, të Krujës dhe Shkodrës

20:49, 21/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve, Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm, Taulant Balla se është një ushtar dhe anëtar i bandave më të rrezikshme në Shqipëri.

‘Taulant Balla që drejton rendin është kryekëput një ushtar i krimi, një anëtar i bandave të Elbasanit, të Krujës, dhe Shkodrës’, theksoi Berisha në fjaën e tij gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Edi Rama si kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, pasi u kap Saimir Tahiri me trafik droge, emëroi në krye të rendit, Fatzi Xhafën.

Fatzi Xhafa që sot kryesor komisionin e antiqeverisjes dhe mbrojtjes së korrupsionit, në çdo ligj të botës, për shkak të vëllait të tij, trafikant ndërkombëtar, është subjekt i ligjit antimafia.

Në çdo vend të botës, pasuritë e tij përrallore konfiskohen.

Pas largimit të tij me skandalin e Geron Xhafës, sot rendin e drejton politikani më i inkriminuar i Shqipërisë, Tualet Balla.

Miqtë e mi!

Taulant Balla ish-student në Rumani u denoncua nga konsulli shqiptar i asaj kohe, sepse nxirrte viza dhe bënte trafik prostitucioni nga Rumania në Shqipëri, për në Itali.

I bëj thirrje memories tuaj, kujtohuni pak kur unë denoncoja klubet socialiste që furnizoheshin nga Taulant Balla për lidershipin socialist me prostituta nga Moldavia në Tiranë.

Taulant Balla me pasaportën e deputetit, ndiqej sepse e përdorte atë për kalimin e ngarkesave të drogës në Qafë Thanë dhe pika të tjera.

Taulant Balla është personi që u bë de fakto, politikani i lidhur kokë e xhep me bandën e Elbasanit, me Çelët dhe bandat e tjera, me Rrajat e Fushë Krujës, me Bajrit e Dobraçit në Shkodër dhe banda të tjera.

Taulant Balla është krimineli me tre telefona të koduar.

I denoncuar në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje, i denoncuar se ka futur duart e tij të zeza në tendera për bandat.

Sot ai që drejton rendin është kryekëput një ushtar i krimi, është de fakto një anëtar i bandave të Elbasanit, të Krujës, dhe Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco