VIDEO/ Berisha: Motoja e qeverisjes së PD ka qenë, zero tolerancë krimit. Edi Rama në pushtet mbushi vendin me kanabis

20:47, 21/07/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Beirsha theksoi se motoja e qeverisjes së PD-së ka qënë zero lidhje me krimin, duke akuzuar Edi Ramën se në momentin që erdhi në pushtet në vitin 2013, mbushi vendin me kanabis.

‘Motoja e qeverisjes së PD ka qenë, zero tolerancë krimit. Edi Rama sapo erdhi në pushtet mbushi vendin me kanabis’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi!

Nuk ka asgjë më jetike, parësore, asgjë më vendimtare për të garantuar jetën, sigurinë, veprimtarinë e qytetarëve shqiptarë, sesa zero toleranca ndaj krimit të organizuar.

Zero toleranca ndaj krimit të organizuar, siç jeni dëshmitarë ishte motoja e qeverisë së PD-së në vitet 2005-2013, moto me të cilën në 18 muaj u arrestuan, u vendosën para ligjit, të gjithë bosët dhe anëtarët e 200 e ca bandave dhe grupeve kriminale.

Ju kujtohet mirë, se jo vetëm që bosët nuk iknin dot, por u kapën, u arrestuan kudo që ndodheshin, në SHBA, Turqi, Suedi, Gjermani, Francë, Maqedoni dhe u vendosën para ligjit.

Ju jeni dëshmitar se drejtësia, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe gjykata përkatëse, një duzine prej tyre u dha burgim të përjetshëm dhe nuk pati asnjë dosje të shitur, nuk pati, asnjë rrjedhje informacioni, por u vendos ligji, siguria për jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve shqiptarë.

Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, betejën e parë nëse u kujtohet, e nisi Saimir Droga me Edi Ramën duke nxjerrë në liri 120 oficerë të Policisë Kriminale, që kishin arrestuar dhe zhdukur një e nga një bandat shqiptare në Shqipëri dhe kudo që ishin.

Pas largimit të tyre, vendin e mbuloi me një platformë zyrtare kanabisi.

180 oficerë madhorë dhe të dytë, të Policisë shqiptare u shndërruan në kriminelë. Ata u bënë taksidarët, rojet dhe taksidarë të parcelave të kanabisit nga Alpet gjer në Konispol, duke marrë për vete tarifën e tyre.

Krimi arriti të vendosë pushtetin e tij. Edi Rama liroi një e nga një nga burgjet të gjithë ata të dënuar për jetë nga drejtësia, duke përdorur Skapin e partisë dhe drejtësinë e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco