VIDEO/ Berisha: Krimi mori 3 jetë në Memaliaj dhe 2 jetë në burgun e Fushë Krujës. Koka e krimit është Edi Rama

20:39, 21/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te ngjarjet e fundit kriminale në Shqipëri, duke lënë 5 viktima si pasojë e atentateve dhe vetëvrasjeve në burgjet e vendit, duke akuzuar drejtëpërdrejtë Edi Ramën si kokën e krimit.

‘Krimi mori tre jetë në Memaliaj dhe dy jetë në burgun e Fushë Krujë. Koka e krimit në Shqipëri është Edi Rama’, u shpreh Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madhe për ju, luftëtarë, qëndrestarë dhe qëndrestare të kauzës së drejtë.

Miqtë e mi!

Shqipëria u shndërrua në këto vite në protektoratin e krimit. Në çdo qelizë të këtij shteti, të bazuar në drogën, krimin e vjedhjen, krimi godet, krimi vendos, krimi sundon.

Rendi, jeta, siguria e shqiptarëve është sot në duart e tij, sepse narkoshteti nuk mund të jetë kurrë ndryshe veç se shtet i krimit.

Në harkun kohor të 24 orëve, krimi mori tre jetë në Memaliaj, dhe plagosi një qytetar. Plagosi një tjetër në Tale, por miqtë e mi, mori dy jetë të rinjsh në burgun famëzi të Fushë Krujës, të cilët vdiqën, njëri ditën e premte dhe tjetri të shtunën. Sipas xhelatëve të tyre shtetëror, vdiqën nga shkaqe natyrale, paçka se ishin respektivisht 39-32 vjeç.

Kam ngushëllime të ndjera për familjet e viktimave, por denoncoj para shqiptarëve sot, se kreu i krimit në Shqipëri, është Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco