VIDEO/ Në arrest politik, Enver Bytyçi: Kërkojmë lirimin e liderit të opozitës

20:28, 21/07/2024
A+ Aa A-

Akademiku Enver Bytyçi, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit Sali Berisha mbajti fjalën e tij.

Ai u shpreh se deputetët e opozitës , e kanë për detyrë të shpallin aksionin e lirimit të kryetarit të opozitës nga arresti dhe tha se kjo e qytetarëve është një qëndresë e jashtëzakonshme.

'Të mblidhesh 202 ditë rrjesht këtu tek rruga e Salës sic i thonë, të protestosh dhe të kërkosh lirimin e tj, është një qëndresë e jashtëzakonshme. Jam i sigurt se historia do ta shënojë këtë qëndresë tuajn dhe tonën me germa të arta.

Jam i sigurt që ju keni shkruar një histori të jashtëzaknshme, nuk ka ndodhur ndonjëherë, që 202 netë rradhazi të mblidhen njerëz të protestojnë dhe të kërkojnë lirimin e udhëheqësit të opozitës.

I dashur doktor Berisha, sigurisht që të gjithë në ndjejmë një lloj revolte të brendshmë për atë ç'ka po ju ndodh ju. Të mbahet në arrest shtëpiak dhe izolim, lideri i një opozite si mbaheni ju nuk ka ndodhur as ne Bjellorusine e Lukashenkos , por ndodh në Shqipëri për shkak se Shqipëria jeton në një regjim të narkoshtetit, ne nje regjim i cili bashkëpunon me krimin e organizuar brenda vendit dhe ndërkombëtar.

Fatmirësisht për shkak të këmbënguljes, të guximit, qëndrueshmërisë, të vullnetit, të trimërisë dhe të vendosmërisë se Sali Berishës nuk mundi rregjimi i Edi Ramës të asgjesojë opozitën.

Deputetën e parlamentit shqiptar të opozitës , e kanë për detyrë dhe janë të vonuar shume të shpallin aksionin e lirimit të kryetarit të opozitës nga arresti dhe ti vënë flakën atij parlamenti.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco