Kriza e thellë e turizmit nuk zgjidhet duke shpikur armiq, por me profesionalizëm

Kriza e thellë e turizmit nuk zgjidhet duke shpikur armiq, por me profesionalizëm

19:32, 21/07/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Është bërë bajate historia idiote e Ramës e shpikjes së armiqve të Shqipërisë, që në kuadrin e një komploti te organizuar ndërkombëtar po luftokan turizmin shqiptar.

Çfarë është realisht Shqipëria turistike përtej histerive propagandistike:

Shqiperia ka mangësi serioze  infrastrukturore rrugore te tilla, qe krijojnë trafik mbytës per shkak të rrugëve te vetme dhe mungesës se rrugëve alternative kjo pengon realizimin e numrave te mëdhenj.

Shqipëria ka zero transport detar përgjatë gjithë vijës bregdetare te saj.

Shqipëria nuk ka asfare transport hekurudhor si asnjë vend europian.

Shqipëria ofron një nivel shërbimi hotelier dhe ristoracioni përgjithësisht te ulet dhe qe ofrohet nga një personel i patrajnuar dhe thjesht i improvizuar.

Shqipëria trajton në mënyrën me te papranueshme te mundshme mbeturinat dhe pastrimin ne tërësi.

Shqipëria ka kapacitete qesharake te trajnimit profesional për turizmin ne te gjitha llojet e veprimtarisë turistike ndaj edhe ka minimumin e njerëzve profesioniste për turizmin.

Orientimi shume i shtrembër dhe thellësisht i gabuar i Qeverise,  qe paraqit  Shqipërinë si një realitet turistik me çmime shume te lira duke thithur turiste qe shpenzojnë shume pak dhe me efekt minimal ne ekonominë turistike.

Raportimi i treguesve te gënjeshtërt te shifrave te turisteve duke raportuar miliona turiste imagjinare, ndërkohe qe mesatarja e netëve hoteliere tregon një mesatare me më pak se një nate për çdo turist.

Shqipëria nuk ka një klasifikim real te strukturave turistike, por një improvizim abuziv ku yjet e hoteleve vendosen sipas dëshirës se pronareve pa asnjë lidhje me realitetin.

Turistet zhgënjehen thelle kur konstajne nje realitet krejt te kundërt nga ai i reklamave mashtruese.

Përfundim:

Me pak fjale pa një trajtim të thelluar të çdo komponenti turistik dhe zhvillimin profesional të gjithsecilit komponent s'mund të ketë kurrë një turizëm të zhvilluar dhe të gjerë.

Improvizimet dhe propaganda e ç’thurur pa objektiva e strategji të qartë thjesht rrënon turizmin.

Investitorët (anti) strategjike thjesht janë antiinvestim për turizmin dhe investime korruptive të qeverisë dhe asnjë zinxhir turistik i huaj madhor turistik ndërkombëtar nuk ekziston në jug në bregdetin e Jonit.

Pa profesionalizëm nuk mund të këtë turizëm dhe kjo nuk është çështje armiqsh, por fitimin e garës me vendet fqinje, që ofrojnë profesionalizëm, nivel shërbimi dhe çmime shumë më të favorshme.

Pra justifikimi me armiq imagjinare është justifikimi me vulgar dhe pjellë e paaftësisë dhe korrupsionit, qe ka pushtuar këtë qeverisje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco