VIDEO/ Hoxha: Ngjarja në Memaliaj mund të ishte parandaluar. Policia dekonspiron informacionet nga qytetarët

17:32, 21/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të diskutuar rreth ngjarjes së rëndë të rregjistruar në Memaliaj ishte Arjan Hoxha, ish drejtues policie.

Gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, Hoxha është shprehur se policia ka dështuar totalisht në parandalimin e kësaj ngjarje kriminale, pasi siç është raportuar disa herë, të dyja familjet apo grupet kishin pasur afera të mëparshme mes tyre, ndaj edhe ngjarja e trefishtë ku mbetën 3 persona të vdekur mund të ishte parandaluar.

Ish drejyuesi i policisë gjithashtu tha se në shumë raste drejtues së policisë së shtetit janë të lidhur tërësisht dhe jan në shërbim të grupeve kriminale.

'Kjo është një ngjarje tepër e rëndë mbi të cilën ka pasur sinjale besoj policia për hasmëritë e mbartura mes dy fiseve apo mes dy grupeve tashmë të bëra të ditura përmes medias, dhe në këto raste absolutisht që policia mban dosjet e tyre përkatëse sipas individëve te cilët kanë tendenca për të kryer apo  ndaj të cilëve  mund të kryhet një akt kriminal, dhe masat apo detyra kryesore e policisë është parandalimi i këtyre ngjarjeve kriminale.

Siç është përcjellë përmes medias kjo dyshohet që është një vrasje me pagesë, e kryer në qendër të qytetit të Memaliajt, ku edhe mundësia aty për të ardhur persona të tjerë për të kryer një vrasje mendoj që është më ë vogël pasi nuk ka një përqindje të madhe të popullsisë dhe personat që nuk janë banorë të zonës janë më të ekspozuar.

Si në këtë rast edhe shumë raste të tjera policia ka dështuar totalisht në parandalimin e kësaj ngjarje kriminale, pasi siç është raportuar disa herë të dyja familjet apo grupe i kanë zbrazur disa herë armët apo lëndët eksplozive ndaj njëra tjetrës, pra është një ngjarje që policia absolutisht duhet të ishte një hap përpara dhe mund të parandalohej.

Në shumë raste drejtues së policisë së shtetit kanë dalë dhe nga përgjimet se janë të lidhur tërësisht, gjithashtu për fat të keq edhe në shërbim të grupeve kriminale. Kjo është edhe një arsye që qytetarët stepen në dhënien e informacionit tek oficerët e policisë, ku kemi pasur edhe disa raste kur qytetarë të ndryshëm informojnë policinë por informacioni i tyre dekonspirohet më pas dhe i kthehet në boomerang atyre që me të vërtetë po i shërbejnë sigurise së shtetit.'- u shpreh zoti Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco