VIDEO/ Nesho: Nëse do bëheshin sot zgjedhjet në SHBA, Trump do të fitonte me diferencë

17:01, 21/07/2024
A+ Aa A-

Diplomati, ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Agim Nesho në një intervistë për Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur në lidhje me situatën në SHBA, dhe ngjarjet e fundit ku është përfshirë kandidati republikan Donald Trump.

Gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, Nesho është shprehur se, nëse do të kishte zgjedhje sot në SHBA, Donald Trump do të fitonte me diferencë.

‘Po të bëheshin zgjedhjet sot në SHBA, fitues do të ishte Donald Trump, sepse ka pasur një rritje, sidomos pas atentatit dhe konventës republike ka vajtur deri në 5 % më shumë.

Në shumë zona që përcaktojnë zgjedhjet, rritja për Trump ka vajtur deri në 7 për qind.

Po me kampin demokrat çfarë po ndodh?

Pothuajse janë në krizë të plotë, numri i përfaqësuesve nga 6 që ishin në fillim, janë 32 kongresmenë të cilët kërkojnë hapur largimin e Joe Biden nga gara për president.

Kemi edhe disa senatorë që janë të fuqishëm, si ai i Ohaios, i Virxhinias Perëndimore që ka një ndikim të madh në SHBA, janë zëra të fuqishëm dhe këta tregojnë shqetësimin jo ndaj individit që është Biden, por të Partisë Demokratike, e cila në një moment të suksesit Partia Republikane mund ti fitojë të gjitha garat, si në Kongres dhe Senat, ka dominancë në Gjykatën e Lartë në SHBA dhe krijon një pushtet imperial, siç e cilësojnë ata dhe është e papranueshme për opinionin publik.

SHBA mbahet dhe lulëzon si demokracia më e fuqishme në botë, pikërisht për këtë balandë pushtetesh dhe kjo i detyron politikanët të zbatojnë rregullat.

Tani republikanët kanë kaluar në sulm, duke akuzuar se, nëse Biden nuk është i aftë për të kandiduar për president, ai nuk është i aftë as për këto 6 muaj, deri në dorëzimin e pushtetit në 20 janar 2025’, tha Agim Nesho gjatë intervistës në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco