Vrasjet në Memeliaj, Berisha: Rendi në duart e zeza të krimit, duart e Taulantit me tre mbiemra

Vrasjet në Memeliaj, Berisha: Rendi në duart e zeza të krimit, duart e Taulantit me tre mbiemra

14:46, 21/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Memaliaj ku u vranë tre persona e një mbeti i plagosur. 

"Rendin tashmë është në duart e zeza të krimit dhe Taulantit të krimit", shkruan Berisha në nje shënim në facebook.

Postimi i plotë:

Rendi në duart e zeza të krimit, duart e Taulantit me tre mbiemra.

Memaliaj mbrëmë u përgjak dhe terrorizua. Tre qytetarë u ekzekutuan dhe një u plagos me breshëri kallashnikov në qendër të qytetit. Dy nga viktimat nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen, njeri ishte kamarier, tjetri klient në lokalin e masakrës.

Si zakonisht vrasësit u larguan në drejtim të paditur dhe po si zakonisht dogjën makinën dhe armët e krimit.

Shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave të këtij akti kriminal të shëmtuar dhe dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar kriminal, mungesën e madhe të sigurisë mbasi rendin tashmë është në duart e zeza të krimit dhe Taulantit të krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco