Shehu: Memaliaj, nën terrorin e krimit

Shehu: Memaliaj, nën terrorin e krimit

14:08, 21/07/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Memaliaj, me tre viktima dhe një të plagosur rëndë. Teksa e cilëson këtë qytet nën terrorin e krimit, ligjvënësi demokrat thotë se ngjarja, është dëshmi e ‘lulëzimit’ të krimit, mosfunksionimit dhe shkatërrimit të rendit e ligjit në vend. Shehu bën thirrje për shembjen e një regjimi të kapur sipas tij nga mazhoranca, përmes rivendosjes së drejtësisë dhe rikthimit të dinjitetit të qytetarëve

 

Postimi i plotë

Memaliaj, nën terrorin e krimit!

Përsëri vrasje e plagosje të rënda sot në Memaliaj.

Plumbat e kriminelëve i marrin jetën edhe qytetarëve rastësore, veçse ndodheshin në ambientet publike.

Keqardhje e ngushëllimet me të sinqerta!

Dëshmi kjo e “lulëzimit” të krimit, mosfunksionimit e shkatërrimit të rendit e ligjit.

Që e ka zanafillën prej kanabizimit të atyre hapësirave, me pasojë dominimin e terrorit kriminal.

Kanabizim i nxitur, organizuar e përdorur nga kjo Rilindje, që ka krijuar një zinxhir veprash kriminale, në rritje e konsolidim këto, së bashku me forcimin e kriminalitetit.

Vepër kjo e ketij regjimi, që veçse ka varfëruar e skllavëruar fshatarët e ndershëm, terrorizuar ata banorë plot vlera, jo vetëm te Memaliajt por dhe të Tepelenës e me tej në Qark.

Pasojë këto e një shteti, që duke qenë pjesë e krimit, kanabizimit, trafiqeve, tashti është krejt i pafuqishëm të ndalojë revanshin e tyre.

I një shteti të dështuar sepse është vetë nën pushtetin e kriminalëve, të cilet sillen si pronarë të tij.

I një shteti të një regjimi të kapur, që duhet shembur sa më parë për të rivendosur drejtësinë, liritë, vlerat e dinjitetin e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco