Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë përpara bashkisë së Tiranës kundër aferave të Erion Veliajt

Pjesëmarrës në Konventën Republikane në SHBA, Mediu takim me djalin e Trump, kongresmenë e senatorë

Pjesëmarrës në Konventën Republikane në SHBA, Mediu takim me djalin e Trump, kongresmenë e senatorë

13:23, 21/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane Shqiptare Fatmir Mediu ka bërë publik në një mesazh në facebook takimet e shumta që ka zhvilluar gjatë pjesëmarrjes në konventën Republikane në SHBA.

Mesazhi i plotë:

Gjatë Konventës Republikane në Milëaukee ishte kënaqësi të takohesha me djalin e Presidentit Trump Eric Trump i cili mbajti një fjalim për politikat e kandidatit për President Trump natën e fundit të konventës.

“I shpreha në emër të gjithë shqiptarëve solidaritetin me Presidentin Trump dhe familjen e tyre mbas atentatit kundër Presidentit Trump në Pensilvania.

Përgjigja e tij jemi të gjithë në dorë të Zotit dhe të gjithë vlen të reflektojmë për një Amerikë të fortë dhe të bashkuar.”

Një moment tjetër i veçantë ishte takimi me përfaqësuesit e ligjit nga shumë shtete të cilët ishin në gjithë qytetin për të garantuar masa të rrepta sigurie, por me një sjellje jashtëzakonisht korrekte.

Momentet më mbresëlënëse për mua ishin takimi me delegatët e Teksasit, Alabamës dhe Karolinës së Jugut në mëngjeset ku isha i ftuar nga miqtë e mi në Kongres, njerëz të mrekullueshëm që kishin ardhur aty për një Amerikë më

Të mirë, si dhe ndjeheshe mirë nga respekti dhe dëshira e tyre për të njohur më shumë Shqipërinë dhe çfarë mendonim Ne për Amerikën, veçanërisht kur mësonin pak për historinë ndërmjet dy vendeve tona, pavarësisë dhe Presidentit Wilson, Presidentit Bush, Klinton etj për anëtarësimin në NATO apo pavarësinë e Kosovës dhe padyshim faktin që shqiptarët janë populli më pro Amerikan në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco